Mesfushori gjerman Emre Can mund të transferohet në Spanjë në merkaton e janarit. Sipas “Estadio Deportivo, skuadra e Betis është interesuar për mesfushorin, që është lënë mënjanë këtë sezon nga trajneri Maurizio Sarri.
Skuadra e Betis është në kërkim të një mesfushori me përvojë që të kryejë lidhjen mes reparteve dhe Emre Can konsiderohet si lojtari i duhur. Gjermani është lënë jashtë listës së Champions nga Juventusi dhe ka luajtur shumë pak këtë vit.
25-vjeçari luan që prej vitit 2018 me Juventusin, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2022. Vlera e Emre Can është rreth 40 milionë euro.