Kjo ishte arsyeja e zëvendësimit të Courtois

Futboll

Kjo ishte arsyeja e zëvendësimit të Courtois

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 06:02
Thibaut Courtois

Real Madrid nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në Ligën e Kampionëve, duke brazuar 2:2 me Club Brugge në ‘Santiago Bernabeu’.

Pas përfundimit të pjesës së parë, Zinedine Zidane vendosi ta zëvendësonte Thibaut Courtois, dhe në vend të tij të inkuadronte Alphonse Areolan.

Mediet në Spanjë fillimisht raportuan se ky zëvendësim u bë shkaku i formës së dobët të Courtois, por Emilio Butragueno zbuloi se kjo nuk ishte të bënte me këtë gjë.

Sipas Butragueno, Courtois kishte probleme me stomakun e tij.

“Courtois kishte një problem në stomak”, ka deklaruar drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat