Zidane: Golat e Brugge ishin qesharake

Futboll

Zidane: Golat e Brugge ishin qesharake

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 09:10
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se dy golat e pësuar në ndeshjen e djeshme ndaj Club Brugge ishin qesharake.

“Los Blancos”, në pjesën e parë ishin duke humbur 0-2, por në fund arritën të barazojnë rezultatin dhe të fitojnë një pikë.

Tekniku francez ka thënë se fillimi i ndeshjes ishte i dobët, andaj pësuan golin.

“Goli i parë ishte për të qeshur. Filluam keq dhe në dhjetë minutat e parë nuk ishim të koncentruar. Sapo shënuan golin e parë, u bëmë edhe më keq, pastaj shënuan të dytën. Jam i lumtur për pjesën e dytë, ishte rezultat i keq. Nuk mundemi të jemi të lumtur. Luajtëm 45 minuta ndryshe. Nuk jam i lumtur me një pikë”, deklaroi ai.

I pyetur se çfarë ju tha lojtarëve në pjesën e dytë. Tha se ka kërkuar ta ndryshojnë tërë ndeshjen brenda 45 minutave.

“Ju thashë se keni 45 minuta kohë për ta ndryshuar dhe këtë gjë ia dolën ta bëjnë. Dolën jashtë më më shumë dëshirë dhe arritën ta kontrollojnë ndeshjen”, përfundoi ai.

Reali në grupin A në kuadër së Ligës së Kampionëve është në vendin e fundit me 1 pikë, pesë më pak se lideri PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat