Goditi me shuplakë gjyqtarin, dënohet apo jo drejtori shqiptar

Futboll

Goditi me shuplakë gjyqtarin, dënohet apo jo drejtori shqiptar

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 12:52
Goditi me shuplakë gjyqtarin, dënohet apo jo drejtori shqiptar

Futbolli shqiptar vazhdon të përballet me telashe jo vetëm financiare, por edhe më sjellje të turpshme në momente.

Komisioni i Disiplinës i FSHF-së ka marrë vendimin për skandalin e ndodhur në ndeshjen e 14 shtatorit, mes Kastriotit dhe Egnatias, ku drejtori i klubit krutan, Gazmend Vogli, goditi me shpullë arbitrin e katërt të ndeshjes.

Edhe pse pamjet janë të qarta për goditje me shpullë kokës së arbitrit, FSHF e quan një akt të mbetur në tentativë këtë rast, dhe sipas nenit 8/1, 8/2 dhe 11/h të Kodit të Disiplinës Sportive, e ka dënuar Voglin me ndalimin e qëndrimit në dhomat e zhveshjeve dhe stolin e rezervave për sezonin 2019-2020.

“Pas përfundimit të hetimit disiplinor për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë, midis “Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019, në bazë të pamjeve filmike, zyrtari i KF “Kastroti”, Gazmend Vogli, për akte të mbetura ne tentataive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 8/1,Nenit 8/2 dhe Nenit 11/h të KDS, dënohet me ndalimin e qëndrimit në dhomat e zhveshjes dhe stolin e rezervave për sezonin futbollistik 2019/2020”, thuhet në vendimin e FSHF-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat