Klopp tregon kohën kur do të rikthehet Alisson

Futboll

Klopp tregon kohën kur do të rikthehet Alisson

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 12:54
Alisson Becker

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se portieri, Alisson Becker do të rikthehet shumë shpejt.

Braziliani është rikthyer në trajnime, por ende nuk ka luajtur në ndonjë ndeshje.

Sipas teknikut gjerman braziliani mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj rivalit, Manchester United.

“Në njërën anë është mendimi i Alisson, në anën tjetër janë testet mjekësore. Do të shohim. Duket mirë, por ka pasur një lëndim serioz dhe nuk duam të rrezikojmë. Nuk ka trajnuar për një kohë të gjatë me skuadrën dhe do të shohim mundësitë për ndeshjen ndaj Leicester. Në ndeshjen ndaj United do të jetë i gatshëm”, deklaroi ai.

Liverpool sot pret në ‘shtëpi’, Salzburgin, në kuadër së Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat