Ky njeri e ka shoqëruar Davor Shukerin në Kosovë dhe u dakorduan për diçka!

Futboll

Ky njeri e ka shoqëruar Davor Shukerin në Kosovë dhe u dakorduan për diçka!

Nga: K. Goca Më: 2 tetor 2019 Në ora: 15:36
Muharrem Sahiti e ka shoqëruar Davor Shukerin në Kosovë dhe u dakorduan për diçka!

Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Muharrem Sahiti, në Prishtinë e ka shoqëruar vazhdimisht presidentin e Federatës së Futbollit të Kroacisë, legjendën Davor Shuker! 

Sahiti me Shukerin, raportohet se evokuan kujtimet e ligës së parë federative të ish Jugosllavisë, sepse Shuker një kohë ka luajtur në Osijek, pastaj në Dinamo të Zagrebit.

Ata folën për punën dhe rezultatet e të dyja kombëtareve dhe u dakorduan për një ndeshje miqësore në mes Kosovës e Kroacisë.

Shuker ka përgëzuar Agim Ademin (president i FFK-së) me bashkëpunëtor për një punë të suksesshme si shembull dhe storje e suksesit në UEFA për punët që po i bën. Shuker kaloi një ditë të bukur në Republikën e Kosovës, ku iu kujtuan edhe shumë gjëra si futbollist sa ishte në Osijek, në stadiumin tash që quhet “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat