Befason ylli i Serisë A: Nuk e di nëse do të rinovoj

Futboll

Befason ylli i Serisë A: Nuk e di nëse do të rinovoj

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Sulmuesi i Napoli-t, Dries Mertens, ka bërë disa deklarata të rëndësishme për Voetbal Sport/magazine. Belgu është kthyer të flasë për të tashmen dhe të ardhmen e tij.

"Anderlecht? Nuk mendoj se do ta mbyll karrierën time në Belgjikë. Nuk e di akoma se cila do të jetë e ardhmja ime. Për momentin, objektivi im është që të bëj një sezon të mirë me Napoli-n", ka thënë 32-vjeçari.

"Të shohim se çfarë do të ndodhë. Mungon akoma shumë deri në fundin e sezonit. Kam akoma edhe shtatë muaj kontratë me Napoli-n, nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm".

"Në fund të vitit do të vendos nëse do ta rinovoj ose jo kontratën. Tani është akoma shpejt, nuk mund të përjashtoj asgjë", ka thënë Mertens.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat