Sulmuesi i Club Brugge, Emmanuel Dennis ka pranuar se festimi i golit në ndeshjen e kaluar kishte rëndësi për Realin.
Reali dje barazoi me Club Brugge, ndërsa nigeriani në golin e dytë e festoi si ish-ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo.
Ai tha se është fans i madh i portugezit dhe është munduar t’i dëshmoj Realit se çfarë ka humbur.
“E pëlqej Cristianon dhe për mua është lojtari më i mirë në botë. U ndjeva keq kur u largua nga Madridi dhe festimi i golit tim ishte për t’iu treguar se çfarë kanë humbur”, deklaroi ai.
Ai në fund tha se është i lumtur që ka shënuar dy gola dhe ka pasur dëshirë të fitojë tri pikë.
“Jam i gëzuar që shënova dy gola, dëshiruam të fitojmë dhe ishim afër, andaj fituam një pikë, të cilët janë gjithmonë rezultat i mirë”, përfundoi ai.