Batatina: I kam kushtuar shumë rëndësi Kastriot Rexhës

Futboll

Batatina: I kam kushtuar shumë rëndësi Kastriot Rexhës

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 17:00
Batatina: I kam kushtuar shumë rëndësi Kastriot Rexhës

KF Llapi ka arritur një fitore të rëndësishme në derbi ndaj kampionit, Feronikeli. Krytrajneri i Llapit, Tahir Batatina për mikrofonin e Supersport Kosova pas ndeshjes është shprehur se taktizimet e tij që i ka përdorur për këtë ndeshje, kanë bërë që Llapi të kthehet në Podujevë me tre pikët e plota. “Gjithmonë kur të luash kundër kampionit  është vështirë, jemi mobilizuar për këtë ndeshjetë luajmë maksimalisht,  të shënojmë një gol në pjesën e parë dhe komplet pjesa e dytë ishte taktizimit të shënoninim golin e dytë dhe të dilnim shpejtë në ofanziv”, ka deklaruar Batatina, shkruan insporti.

Batatina është shprehur se i ka kushtuar rëndësi edhe sulmuesit të Feronikelit, Kastriot Rexha, pasi është një ndër sulmuesit më të mirë në Superligë.Strategu llapjan po ashtu deklaroi se futbollistët si Mentor Zhdrella dhe Sebino Plaku, duhet t’i mësojë se si të vendosen taktikisht.

“I kam kushtuar shumë rëndësi Kastriot Rexhës, të cilin e kemi mbuluar mirë dhe i përgëzoj futbollistët e mi. Në pjesën e dytë gjithmonë kemi luajtur me tri pasime dhe kemi dalë shpejtë në ofanziv. Atmosfera është e jashtëzakonshme në skuadër dhe mendoj që e meritojmë këtë fitore sidomos ndaj Feronikelit. Unë mendoj që Llapi ka luajt mirë në ofensiv.

Mund të them se është viti i parë që Llapi ka defanzivc të mirë. Sebino Plaku, Mërgim Pefqeli dhe Mentor Zhdrellën nuk kam çfarë t’i mësojë, vetmë duhet t’i vendosi mirë taktikisht”, tha Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat