Malisheva po befason të gjithë!

Futboll

Malisheva po befason të gjithë!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2019 Në ora: 19:25
Malisheva po befason të gjithë!

Malisheva po befason të gjithë me rezultate fantastike në shtatë javët e para në Ligën e Parë të Kosovës. Shtatë ndeshje, pesë fitore, një barazim e një humbje dhe kryesojnë renditjen me 16 pikë, sa ka edhe Istogu në vendin e dytë. Dy skuadra që po kalojnë formë të shkëlqyeshme, por që në përballjen mes tyre në Malishevë, vendasit fituan me rezultat minimal 1:0.

Një fitore domethënëse e Malishevës  dhe Istogu i pafat që të kthehet me pikë, që të ruajë edhe serinë e pamposhtmërisë. Futbollisti Nikoll Dushi është kreator i fitores me golin që realizoi në minutën e 34-të.

Padyshim se kjo sfidë ka qenë edhe derbi i kësaj i jave dhe që dha emocione për gjatë 90 minutave. “Fitore e madhe e djelmoshave tanë e vulosur si çdo herë nga skuadra e Alirifës, me një angazhim maksimal arritëm me sukses që të mposhtim liderin, KF Istogun. Super sulmuesi ynë Nikoll Dushi edhe këtë herë arriti të konkretizojë, të shënojë dhe të vendos bindshëm fitoren tonë.

Malisheva tani gjendet në pozitën e parë dhe shpresojmë që do të vazhdojmë me rrjedhën dhe ecurinë e njëjtë të rezultateve”, thuhet nga KF Malisheva.  Në Pejë është zhvilluar derbi i rivalëve të vjetër, dikur anëtar të elitës së futbollit, Besës dhe Trepçës nga Mitrovica, e cila përfundoi pa fitues, me rezultat 1:1. Pikë e madhe për mitrovicasit dhe barazim zhgënjyes për pejanët.  

Besa dhe Trepça ndajnë vendin e gjashtë dhe të shtatë me nga 11 pikë, dhe si njëra palë po ashtu edhe skuadra tjetër kanë synim dy vendet e para që të rikthehen në elitë.

2 Korriku i Prishtinës nuk po kalon formë të mirë, mposhtet në shtëpi me 2:1 nga Ulpiana e Lipjanit. Ulpiana ngritët në vend të nëntë me 9 pikë, ka një më shumë se 2 Korriku që gjendet dy pozita më poshtë.  Arbëria e Dobrajës së Madhe po befason me rezultate të mira, e cila si mysafirë e mposhti me rezultat 4:2 Vllazninë e Pozhoranit.  Arbëria është në pozitën e katërt me 13 pikë, kurse Vllaznia zë vendin e 13-të me 6 sosh.

Nesër do të zhvillohen tri ndeshje në orën 14.30, në Kastriot sfida mes rivalëve të vjetër KEK-ut dhe Vëllaznimit, skuadra me traditë që po kalojnë krizën më të rëndë në histori, ndërsa Vitia e pret Dardanën dhe Liria nga Prizreni kërkon fitore në udhëtim në përballje me Drenasin.

Liga e Parë e Kosovës
Besa-Trepça    1:1
2 Korriku-Ulpiana    1:2
Malisheva-Istogu    1:0
Ramiz Sadiku-Onix    1:0
Vllaznia-Arbëria    2:4

Nesër

Vitia-Dardana    14.30
KEK-u-Vëllaznimi    14.30
Drenasi-Liria    14.30

Tabela
1. Malisheva    7    5    1    1    16
2. Istogu    7    5    1    1    16
3. Liria    6    4    1    1    13
4. Arbëria    7    4    1    2    13
5. Dardana    6    4    0    2    12
6. Besa    7    3    2    2    11
7. Trepça    7    3    2    2    11
8. Drenasi    6    2    3    1    9
9. Ulpiana    7    2    2    3    8
10. Onix    7    1    4    2    7
11. 2 Korriku    7    2    1    4    7
12. Ramiz Sadiku    7    2    1    4    7
13. Vllaznia    7    2    0    5    6
14. KEK-u    6    1    1    4    4
15. Vitia    6    1    1    4    4
16. Vëllaznimi    6    0    3    3    3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat