Conte gjen fajtorin për humbjen: Nuk na respektuan!

Futboll

Conte gjen fajtorin për humbjen: Nuk na respektuan!

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 23:41
Antonio Conte

Antonio Conte ka sulmuar arbitrin pas humbjes së Interit ndaj Barcelonës në Camp Nou. Kjo është deklarata e trajnerit zikaltër për Sky Sport.

“Komplimentet janë të bukura, por pas një paraqitjeje të tillë meritonim të dilnim me të paktën një pikë nga kjo sfidë. Kemi vënë Barcelonën në një situatë të vështirë, por pas pushimit ata rritën tempin dhe disa prej lojtarëve tanë u lodhën.

Ndihem i hidhëruar. Më vjen keq ta them, por kishte disa incidente që arbitri i vendosi në një mënyrë jo të drejtë. Kishte shumë gjëra që nuk më pëlqyen tek arbitrimi, që në fillim.

Nuk dua të flas për këtë, por kjo ishte ajo që pashë nga stoli. Thotë që duhet të respektosh fanellën e arbitrit, por respekti duhet të jetë reciprok, ata duhet të tregojnë respekt për skuadrën që ka ardhur për të luajtur futboll.

Është një trajner ndërkombëtar, me shumë eksperiencë, kështu që nuk duhet të ishte influencuar nga atmosfera e Camp Nou. Gjithsesi, mendoj se luajtëm mirë, por duhet të kishim shënuar më shumë, mundësitë i kishim.

Në pjesën e dytë doli në pah kualiteti i Barcelonës dhe ne e ulëm ritmin. Nuk mendoj se rezultati është i drejtë. Tani do të lëpijmë plagët dhe do të nisim përgatitjet ndaj Juventusit të dielën, sepse unë vuaj kur ne humbasim, unë vuaj.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat