E kërkon Milani për trajner, ja përgjigjia e Allegrit…

Futboll

E kërkon Milani për trajner, ja përgjigjia e Allegrit…

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 23:51
Massimiliano Allegri

Trajneri Massimiliano Allegri nuk do të drejtojë asnjë ekip gjatë sezonit sportiv 2019-2020.

Ish-trajneri i Juventusit do të qëndrojë një vit pushim, lajm që është konfirmuar sot nga Corriere Dello Sport.

Ka qenë vetë trajneri ai që ka marrë vendimin, pas zërave që qarkullojnë ditët e fundit se Allegri mund të rikthehet në stolin e Milanit. Por ai ka refuzuar çdo ofertë.

Pas paraqitjes së dobt të Milanit në këtë fillimsezon, pritet shkarkimi i trajnerit aktual Marco Giampaolo. Disa media italiane shprehen dhe në vend të tij do të rikthehet Allegri, por ky i fundit ka të tjera plane.

Milan nuk është skuadra e vetme që e ka kërkuar këtë sezon trajnerin e suksesshëm italian. Gjithsesi, 52-vjeçari ka vendosur t’i dedikojë më shumë kohë familjes këtë vit para se të rikthehet në stol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat