Messi: Më mungon ritmi i ndeshjes

Futboll

Messi: Më mungon ritmi i ndeshjes

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 10:54
Suarez: Më mungon ritmi i ndeshjes

“Në këto momente jam i lodhur, por i gëzuar që luajta 90 minutat e para të sezonit. Më mungon ritmi i ndeshjes, por jam i kënaqur me rezultatin”, tha Lionel Messi në zonën miks pas fitores.

Ndërsa portieri Ter Shtegen, i cili ishte deciziv në pjesën e parë, me një pritje vendimtare ndaj Martinezit që mund të kishte shënuar golin e dytë, tha: “Vuajtëm jo pak në pjesën e parë, por më pas arritëm ta kthenim ndeshjen në favorin tonë. Goli i shënuar në fillim të pjesës së dytë ishte vendimtar.

Jemi mësuar me vuajtjet dhe tani dimë si t’i përballojmë. Ndonjëherë është e pamundur të mos gabosh, por këto gabime duhet të minimizohen në maksimum. Në skuadër kemi lojtar si Suarez që dinë të bëjnë diferencën në momente të vështira. Po mundohem të përmirësohem çdo ditë”.

Numri një i portës katalanase nuk bëri asnjë polemikë për debatin me Nojerin. “Është një temë që s’ka lidhje me ndeshjen. Të qëndrojmë këtu. Mesi? Jemi të lumtur kur ai është në fushën e lojës. Me të, gjithçka bëhet më e thjeshtë. Ai ka ardhur nga një dëmtim jo i lehtë që e ka detyruar atë të qëndrojë jashtë fushave për disa javë, por tani është në rrugën e duhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat