Milani ka shpenzuar më shumë se Reali

Futboll

Milani ka shpenzuar më shumë se Reali

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 12:14
Milani ka shpenzuar më shumë se Reali

Milani është krejtësisht në krizë dhe që pas largimit të Berlusconit dhe afrimit të kompanisë misterioze kineze që e mori dhe tashti vazhdon po e njëjta situatë me Elliotin.

Kuqezinjtë janë zhytur në kolaps krejtësisht. Një situatë e tillë vjen krejtësisht nga keqmenaxhimi i klubit nga drejtuesit, pasi “Djalli” ka shpenzuar pafund në merkato, por ka bërë lëvizje të gabuar.

Italianët nga viti 2010-19 kanë shpenzuar 439 milionë euro dhe janë vetëm pas Manchester Cityt, PSG-së, Manchester Unitedit, Barcelonës, por kanë shpenzuar më shumë se sa Real Madridi, Juventusi, Chelsea dhe Interi.

Merkatoja ka qenë katastroke mjafton të kujtohet afrimi i Andre Silvaa për 38 milionë euro, apo Leonardo Bonuccit për 42 milionë euro. Situata nuk duket aspak e mirë as këtë sezon, pasi italianët e kanë nisur shumë keq sezonin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat