A është i zemëruar Klopp?

Futboll

A është i zemëruar Klopp?

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 17:57
A është i zemë ruar Klopp?

Jurgen Klopp, trajner i LIverpoolit, pranon vështirësitë që hasi skuadra e tij kundër Salzburgut, duke fituar shumë ngushtë me 4:3, në kuadër të Champions League.

“Është më mirë t’i mësosh leksionet gjatë ndeshjes sesa të flasësh për to pas saj. Mendoj se ishim të shkëlqyer në 30 minutat e para. Pastaj Salzburgu ndryshoi sistemin dhe ne humbëm topin, diçka që na shkaktoi probleme”, tha Klopp. “Ndryshoi situata dhe ishte me të vërtetë e vështirë që të vendosnim sërish këmbën në ndeshje.

Na u desh të prisnim deri në golin e tyre të tretë për të reaguar dhe goditur sërish. Nuk jam i zemëruar.

Unë pashë skuadrën tonë që luajti shumë mirë dhe u përpoq të hynte në ndeshje dhe shënoi një gol shumë të bukur”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat