Franck Ribery po bëhet idhulli i ri i tifozëve të Fiorentina-s. Në një intervistë të dhënë për mediet e Bayern Munich, klubi ku luajti për 12 vite, francezi ka deklaruar:
"Firence është më e vogël se Mynihu, por është edhe një qytet shumë i bukur, jam i lumtur që jam këtu. Kam nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Fiorentina-n dhe dua të jap gjithçka për tifozët".
"Të gjithë janë të gëzuar që unë kam ardhur në Firence dhe kjo më gëzon edhe mua. Ndihem më mirë kur jam jashtë fushës. Dua të jap 100% në gjithçka që bëj për klubin dhe për tifozët".
"Në fund të karrierës do të kthehem në Mynih. Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por Mynihu dhe Bayern do të jenë me mua për gjithë jetën. Nuk do ta harroj kurrë atë që kemi bërë bashkë, do të kthehem sepse është qyteti im".