"Mane është mes 3 më të mirëve në botë!"

Futboll

"Mane është mes 3 më të mirëve në botë!"

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 08:00
Sadio Mané

Sadio Mané po përjeton një sezon të çmendur. Veç golave të shumtë në sasi, bie në sy edhe fitorja e Liverpool në Champions League. Sulmuesi senegalez është vlerësuar edhe nga më skeptikët dhe kolegët.

Mes tyre, është edhe Cesc Fabregas. Mesfushori spanjoll që nga sezoni i kaluar është transferuar te Monaco në Ligue 1 ka vlerësuar yllin e Liverpool, nëpërmjet një postimi në “Twitter”. “Mane është për mua një nga tre futbollistët më të mirë në botë dhe ka qenë në këtë nivel prej disa kohësh. Niveli maksimal”, deklaron ish-ylli i Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat