Messi bëri me lot gjithë ekipin kombëtar të Argjentinës

Futboll

Messi bëri me lot gjithë ekipin kombëtar të Argjentinës

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 10:28

Angel Di Maria ka zbuluar se fjalimi i Lionel Messit pas humbjes së Argjentinës nga Brazili në Kupën e Amerikës ka bërë që të gjithë lojtarëve të ekipit të tyre t’u mbushen sytë me lot.

‘Albiceleste’ u mposhtën 2:0 nga Brazili në gjysmëfinalen e zhvilluar në Belo Horizonte gjatë muajit korrik.

Megjithëse skuadra e Lionel Scaloni mposhtin Kilin për vendin e tretë, Argjentina vazhdon të jetë në pritje të një turneu të rëndësishëm, duke mos fituar një Kupë të Amerikës që nga viti 1993.

“Messi tha disa fjalë të mira kur ne u eliminuam nga Brazili”, ka deklaruar Di Maria.

“Messi na tha që ishte krenar për ekipin që kishim ndërtuar. Tha se nuk kishim qenë bashkë aq shumë, pasi kishte shumë të rinj në ekip Megjithatë, ndihej sikur të ishim të gjithë bashkë për shumë vite”.

“Ai tha që të gjithë ne jemi rreshtuar në të njëjtin drejtim që nga dita e parë”.

“Se ai ishte shumë krenar për të rinjtë për angazhimin e tyre në këtë fanellë dhe nëse ata ishin aty ne ekip, ishin se kishin dhënë shumë për të qenë pjesë e atij ekipi në Kupën e Amerikës dhe e kishin merituar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat