Ismaji: Dua të fitoj titullin me fanellën e Hajdukut

Futboll

Ismaji: Dua të fitoj titullin me fanellën e Hajdukut

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 10:47
Ismaji: Dua të fitoj titullin me fanellën e Hajdukut

Mbrojtësi i Shqipërisë që luan me Hajdukun e Splitit, Ardian Ismajli, ka dhënë një intervistë për mediat kroate, ku ka folur për vështirësitë për t’u bërë futbollist, për trajnerin Edy Reja dhe për kampionatin e së ardhmes.

23-vjeçari fillimisht u ndal te tekniku Edy Reja, ky i fundit ka drejtuar Hajduk Splitin dhe bisedon shpesh me mbrojtësin për kroatët.

“Reja i do lojtarët e rinj në moshë dhe po ndërton një ekip për të ardhmen. Unë e di se ai ka qenë trajner Hajduk dhe vazhdon të më pyesë për të rejat në klub. Ai dhe Giggi Febbrari dërgojnë gjithmonë përshëndetje për njerëzit në klub. Sidomos Giggi, i cili thotë se Spliti është një shtëpi e dytë për të dhe vjen çdo vit nga 10 ditë këtu”, tha Ismajli.

“Klubi ku kam qenë, 2 Korriku, ka një shkollë shumë të mirë futbolli. Gjithsesi kushtet janë të dobëta. Kam bërë shumë përparim te Hajduku. Teknikisht jam më mirë, edhe fizikisht jam rritur dhe jam bërë më i fuqishëm. Ky është një klub i shkëlqyeshëm, që funksionin mirë”.

“Nuk jam tip që bëj plane afatgjata. Detyra ime është të stërvitem dhe të jap më të mirën. Menaxheri dhe klubi kujdesen për gjërat e tjera. Dua të fitoj titullin me fanellën e Hajduk Split dhe të luaj në Bundesliga”.

Tutje Ismajli ka theksuar se është duke e mësuar gjuhën kroate dhe tash për tash po i ecën mirë. "Derisa kam luajtur në Kosovë nuk kam menduar për gjuhët e tjera, por vetëm se si të bëhem lojtar sa më i mirë. Kur erdha në Hajduk nuk e kam ditur asnjë gjuhë tjetër përveç gjuhës shqipe dhe kam filluar ta mësoj kroatishten.

Mirëpo, meqenëse në skuadër kishte shumë lojtarë të huaj, vendosa ta mësoja anglishten. Tashmë anglishten e zotëroj në mënyrë solide dhe tash sërish seriozisht po mësoj kroatisht. Më herët nuk kam menduar se gjuhët e huaja janë kaq të rëndësishme, por nëse do të kem fëmijë atëherë ata sigurisht se do t'i mësojnë së paku tri gjuhë të huaja sepse një gjë e tillë u hapë shumë mundësi.

Dua të jem një prind i mirë ashtu siç ishte babai im, i cili më ka dhënë gjithçka në jetë, më ka dërguar në stërvitje në borë dhe shi, më motivoi gjithmonë dhe më propozoi që nga Kosova të kalojë në ndonjë klub jashtë vendit për të përparuar", ka shtuar Ismajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat