Fabinho: Kishim një plan për të ndalur Haaland

Futboll

Fabinho: Kishim një plan për të ndalur Haaland

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 12:27
Fabinho

Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho ka pranuar që kanë bërë një plan para ndeshjes për yllin e Slazburg, Erling Haaland.

Haaland arriti të shënoi në ndeshjen ndaj Liverpoolit, por në fund “Reds”, arritën të fitojnë tri pikë.

Braziliani tha se sulmuesi është shumë i rrezikshëm dhe këtë gjë e ka dëshmuar gjatë ndeshjes.

“Kishim plan ta ndalim tërë skuadrën, por e dinim kualitetin e tij. Është shumë i rrezikshëm dhe këtë gjë arriti ta dëshmoj. Nuk luajti gjatë tërë ndeshjes, por shënoi shumë shpejt. Nuk e di pse nuk luajti gjatë tërë ndeshjes. Mendoj se ishim me fat”, deklaroi ai.

Liverpool nesër pret në “Anfield”, Leicester Cityn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat