Midtsjo: Prisja më shumë nga lojtarët e United

Futboll

Midtsjo: Prisja më shumë nga lojtarët e United

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 12:29
Fredrik Midtsjo

Mesfushori i AZ Alkmaar, Fredrik Midtsjo ka pranuar që është befasuar nga loja e dobët e “Djajve të Kuq”, në ndeshjen e djeshme.

United dhe Alkmaar barazuan dje në kuadër së Ligës së Evropës, transmeton KosovaPress.

Norvegjezi tha se është rritur duke shikuar United, por dje kanë luajtur shumë dobët.

“Kur rritësh duke e shikuar United nën urdhrat e Sir Alex Ferguson mësohesh se do të jetë ndeshje e vështirë. Por nuk prisja këtë gjë. Prisja më shumë. Ndoshta ishte intensiteti i ndeshjes. Është shumë lehtë për të luajtur më ta. Për mua është lehtë të them se kemi luajtur mirë, iu kemi bërë shumë të vështirë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat