Ish futbollisti i Prishtinës: Ilija me tha, s’e ishte mashtruar nga Prishtina fantome e formuar nga serbët në vitin 1991!

Futboll

Ish futbollisti i Prishtinës: Ilija me tha, s’e ishte mashtruar nga Prishtina fantome e formuar nga serbët në vitin 1991!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2019 Në ora: 12:34
Ish futbollisti i Prishtinës: Ilija me tha, S’e ishte mashtruar nga Prishtina fantome e formuar nga serbët në vitin 1991!

Historia e vitit 1991 është shumë interesante e sportit të Republikës së Kosovës, posaçërisht e futbollit.

Një ish futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës, tregon një detaj interesant për trajnerin maqedon Ilija Dimovski!

Në kohën kur klubi i futbollit Prishtina i tha jo garave me klubet nga ish Jugosllavia, pushtuesi serb formoi një Prishtinë fantome të futbollit dhe e kishte zgjedhur kryetrajner Ilija Dimovskin pas 18 gushtit të vitit 1991!

Dimovski kishte deklaruar më vonë se ishte mashtruar  kur kishte ardhur në Prishtinë, duke menduar se janë shqiptarët!

“Kur e takova Dimovskin pas sa viteve në Maqedoninë e Veriut, me tha: “Kur erdha Prishtinë, i pyeta ku janë futbollistët shqiptarë: Ata me thanë se do të kthehen shpejt! Por nuk u kthyen kurrë”, tregon fjalët e Dimovskit ish futbollisti i Prishtinës që dëshiron të mbetet anonim!

Çka është interesant as në biografinë e tij si trajner emri i Dimovskit nuk figuron te Prishtina fantome.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat