Shkarravinat e mediave serbe: Skenari shqiptar përsëritet në Luksemburg.
Një dron që mbante flamurin armen zbriti në fushë në një ndeshje të Europa League të luajtur në Luksemburg.
Ndeshja mes Dudelanget dhe Qarabagut u ndërpre për disa momente në minutën e 30-të.
Mysafirët po fiton 2:0 dhe po luanin mirë, kur një dron që barte flamurin armen fluturoi në fushë.
Për këtë gjë kanë shkruar edhe mediet serbe që e kanë krahasuar me atë të ndeshjes Serbi – Shqipëri të vitit 2014.
“Skenari shqiptar në Luksemburg: Një dron me një provokim të artë ndërpret një ndeshje të Ligës së Evropës”, ka shkruar “sport.blic”.