Zidane hedh “bombën” për Courtois: Nuk ka të padiskutueshëm te Real Madridi!

Futboll

Zidane hedh “bombën” për Courtois: Nuk ka të padiskutueshëm te Real Madridi!

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 14:58
Zidane

Zidane dha mendimin e tij për Courtois dhe e bëri të qartë se ai nuk ishte në gjendje të luante në pjesën e dytë të ndeshjes së mesjavës, kur e zëvendësoi. Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri francez nënvizoi:

Qasja ndaj Granada - "Nesër luajmë të parët kundër të dytit në renditje dhe kjo do të thotë gjithçka. Granada është një ekip, që po bën një kampionat të mirë deri tani, ashtu si ne. Duam të luajmë mirë. Kemi pasur pak kohë për t’u rikuperuar, por ndeshja është nesër dhe jemi gati".

Gjykimet e padrejta ndaj Courtois - "Të padrejta apo jo, gjykimet në futboll ekzistojnë dhe ai e di këtë. Është i fortë, e di se situata është faji i të gjithëve, sidoqoftë, nuk kemi pse t’u kthehemi polemikave të ndeshjes kundër Club Brugges".

A ka folur me Courtois - "Unë mund të flas me lojtarët, mund të flasim edhe për këto gjëra, pas një paraqitjeje si ajo kundër Club Brugge. Ne e dimë se çfarë bëmë. Edhe pse pjesa e dytë nuk ishte spektakolare, ne e ndryshuam lojën. Ne nuk jemi aq keq dhe duhet të përqendrohemi në atë që mund të bëjmë në fushë".

Vonesa e Bale para ndeshjes - "Kjo mbetet brenda grupit, ju keni informacione, që nuk duhet t'i kishit”.

Bale në të majtë - "Nuk kam menduar për këtë, jo. Ka mundësi të tjera, që duhen eksploruar më parë".

Courtois i padiskutueshëm - "Askush nuk është i padiskutueshëm te Real Madridi. Nuk ju kam thënë kurrë se ky apo ai lojtar nuk diskutohet për formacionin. Ne jemi 25 lojtarë dhe do t'iu besoj të gjithëve, gjithmonë, nga fillimi deri në fund. Më duhet të qesh, sepse ju doni të merrni një përgjigje, që nuk e kam".

A e ndien vetë presionin - "Po, por kjo ndodh gjithmonë, nuk është e nevojshme ta them. Unë e di se ku jam dhe nuk do ta ndryshoj historinë e trajnerëve këtu. Do të luftoj deri ditën e fundit, sepse më pëlqen ajo që bëj dhe ndjehem i aftë për misionin që kam marrë përsipër".

Opinioni për Areola - "Ai është një portier i shkëlqyer, pas Thibaut, sidoqoftë. Ne kemi dy portierë të mirë për të luajtur. Të gjithë janë të rëndësishëm dhe të gjithë e dinë se ku janë. Stërvitet mirë dhe dëshiron të luajë, pastaj vendos unë. Lojtarët duhet të jenë të gatshëm. Areola është përshtatur shumë shpejt ".

Fushata kundër Courtois - "Ai nuk është i vetmi përgjegjës për atë që ndodhi herën e kaluar. Ne kemi gabuar, por jo vetëm për faj të tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat