De Bruyne, mungesa e madhe e Cityt kundër Wolves

Futboll

De Bruyne, mungesa e madhe e Cityt kundër Wolves

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 16:03
Kevin de Bruyne

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se Kevin de Bruyne nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës kundër Wolves.

Reprezentuesi belg ka munguar edhe në mesjavë në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Dinamos së Zagrebit.

“Ai nuk është gati”, ka thënë Guardiola.

“Pas ndeshjeve ndërkombëtare ai do të jetë gati”.

“Ai nuk është një problem i madh”.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Wolves luhet ditën e diel me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat