Nainggolan: Dëshiroja të pensionohem tek Roma

Futboll

Nainggolan: Dëshiroja të pensionohem tek Roma

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 16:04
Nainggolan

Nainggolan ka dhënë disa detaje interesante rreth karrierës së tij dhe largimit të bujshëm nga Roma.

Mesfushori me pasaportën belge ishte një nga lojtarët më të mirë në pozitën e mesfushës gjatë kohës kur ishte tek Roma, por largimi i tij drejt Inter pa karrierën e tij tek pësoi një rënie.

Lojtari ka bërë të ditur se ai largim nuk erdhi me dëshirën e tij, pasi ai dëshironte të pensionohej tek ‘Giallorossi’.

“Mendoja se do ta përfundoja karrierën tek Roma. Isha i lumtur atje, lash shpirtin, kisha gjithçka që doja” ka thënë Nainggolan.

“Largimi ishte një dëshpërim, por kjo është jeta. Gjërat janë vështirësuar paksa për ta, pasi kanë shumë pak lojtarë me personalitet” ka thënë tutje mesfushori.

Nainggolan aktualisht paraqitet me skuadrën e Cagliari, dhe tashmë do të ketë një përballje kundër ish skuadrës së tij, Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat