Batatina: Dua mbështetje nga ‘Legjendat’ dhe qytetarët e Llapit e të Gollakut

Futboll

Batatina: Dua mbështetje nga ‘Legjendat’ dhe qytetarët e Llapit e të Gollakut

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2019 Në ora: 18:53
Batatina: Dua mbështetje nga ‘Legjendat’ dhe qytetarët e Llapit e të Gollakut

Vetëm një ndeshje zhvillohet nesër në elitën e futbollit të Kosovës, tri të hënën dhe dy të martën e fillimjavës!

Nesër në orën 14.30 Llapi nga Podujeva para shikuesve të vet ndeshet me Ferizajn në kuadër të javës së nëntë! Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, kërkon mbështetjen e tifozëve “Legjenda” dhe të gjithë llapjanëve.

“Dua mbështetje maksimale nga ‘Legjendat’ dhe qytetarët e Llapit e të Gollakut. Ne luftojmë në fushë dhe jemi të vendosur t'iu bëjmë krenar, ndërsa ju duhet të na mbështetni në tribuna pasi që edhe në tribuna dua të jemi qyteti i futbollit.

Këtë e kemi dëshmuar me vite andaj dua spektakël në tribuna sepse ne jemi të vendosur t'iu bëjmë krenar sepse e meriton qyteti i Llapit. Nesër nga 14:30 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ të gjithë për një dhe një për të gjithë”, tha Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat