Super lajm për Adnan Januzajn

Futboll

Super lajm për Adnan Januzajn

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 19:17
Super lajm për Adnan Januzajn

Futbollisti Adnan Januzaj ka marrë ftesë për ndeshjen e ardhshme të Belgjikës. Futbollisti kosovar është pjesë e listës së lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme të Belgjikës në këtë muaj.

Belgjika luan takimin e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 kundër San Marinos para ndeshjes tjetër tri ditë më vonë kundër Kazakistanit.

Në listën e lojtarëve të ftuar janë edhe yjet si Eden Hazard, Romelu Lukaku e Carrasco.

Skuadra e plotë e Belgjikës për dy ndeshjet e ardhshme: Courtois, Mignolet, Sels, Van Crombrugge; Alderweireld, Boyata, Dendoncker, Mechele, Vermaelen, Vertonghen; Carrasco, Castagne, Chadli, Thorgan Hazard, Meunier, Praet, Tielemans, Vanaken, Witsel; Eden Hazard, Januzaj, Lestienne, Mertens, Origi, Verschaeren; Batshuayi, Benteke, Lukaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat