Son drejt Napolit? Flet agjenti i lojtarit

Futboll

Son drejt Napolit? Flet agjenti i lojtarit

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 23:19
Heung Min – Son

Heung Min – Son mund të përfundojë tek skuadra e Napolit.

Ylli i Tottenham Hotspur, Son, po lidhet ditëve të fundit me skuadrën italiane, Napoli, madje për këtë çështje ka folur edhe agjenti i lojtarit.

Ai nuk ka hedhur poshtë mundësinë që jug-koreani të kalojë në Serie A, duke lënë gjithçka të hapur për merkatot e ardhshme.

“Nuk kam dërguar kurrë ndonjë lojtar tek Napoli, por do të doja, për shkak të Maradonas, pasi ishte lojtari im i preferuar dhe luante aty” ka thënë Bliemeister.

“Son tek Napoli? Pse jo. Kurrë nuk mund të thuash kurrë në futboll. Son pëlqen Italinë, ushqimin italian dhe italianët” ka thënë tutje agjenti i lojtarit.

Son ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Tottenham gjatë sezonit të kaluar. Vështirë se Spurs do të heqin dorë nga shërbimet e lojtarit, për t’i dhënë mundësinë që të kalojë tek Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat