Llapi – Ferizaj, hap javën e 9-të të Superligës së Kosovës

Futboll

Llapi – Ferizaj, hap javën e 9-të të Superligës së Kosovës

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 09:18
Llapi – Ferizaj

Sot do të luhet ndeshja e parë e javës së nëntë në Superligen e Kosovës në futboll.

Skuadra e Llapit do ta presë në stadiumin “Zahir Pajaziti” skuadrën jo në formë të mirë atë të Ferizajit.

Llapjanët vijnë pas fitores së madhe të realizuar në Drenas ndaj Feronikelit, ndërsa Ferizaj ka harruar të fitojë, duke marrë 3 humbje radhazi në tri ndeshjet e fundit të zhvilluara.

Ndeshja starton me fillim prej orës 14:30.

Ditën e diel nuk do të luhet asnjë ndeshje, ndërsa ndeshjet tjera do të luhen gjatë ditës së hënë dhe atë të martë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat