Genoa – Milan, formacionet e mundshme

Futboll

Genoa – Milan, formacionet e mundshme

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 09:37
Genoa – Milan

Këtë fundjavë do të zhvillohet java e shtatë në Serie A të Italisë.

Milan do të kërkojë këndelljen nga ajo humbja turpëruese të cilën e pësoi javën e kaluar nga Fiorentina, në ndeshjen e sotme të cilën e zhvillon në udhëtim tek Genoa.

Milan nuk e ka nisur fare mirë sezonin e ri, duke pësuar 4 humbje në 6 ndeshjet e para, gjë që nuk ka ndodhur që nga viti 1938/39.

Edhe Genoa nuk e ka nisur mirë sezonin, duke pësuar 4 humbje në 6 ndeshjet e para, dhe duke arritur vetëm një barazim ndaj Romës, dhe një fitore ndaj Fiorentinës.

Milan renditet në vendin 16 në tabelë, ndërsa Geona dy vende më poshtë atë të 18-të.

Giampaolo si duket për këtë ndeshje pritet ta lë në stol qendërsulmuesin polak, Piatek dhe në vend të tij do të luaj i riu, Rafael Leao, i cili është një ndër lojtarët e vetëm që ka pasur paraqitje të mira këtë sezon.

Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Genoa (3-5-2): Radu; Romero, Zapata, Criscito; Ghiglione, Schone, Radovanovic, Lerager, Pajac; Pinamonti, Kouamé.

Milan (4-3-2-1): Donnarumma; Calabria, Duarte, Romagnoli, Hernandez; Kessié, Bennacer, Calhanoglu; Paquetá, Leao, Piatek.

Ndeshja mes Genoas dhe Milanit fillon nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat