Derbi i Italisë thyen rekord në shitjen e biletave

Futboll

Derbi i Italisë thyen rekord në shitjen e biletave

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:25
Ilustrim

Në një kohë kur nesër pritet të luhet ndeshja Inter- Juventus, duket se derbi italian ka vendosur rekorde.

Mësohet se janë shitur të gjitha biletat dhe se mbi 75 mijë persona do të jenë në stadium për të ndjekur përballjen e dy skuadrave.

Nga shitja e tyre është bërë e mundur mbledhja e më shumë se 6.5 milionë eurove.

Ethet e derbit të Italisë kanë pushtuar tifozë nga 100 vende të ndryshme të botës, ku mbi 20% e biletave janë blerë nga jashtë Italisë.

Takimi pritet të ndiqet nga 200 vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat