Tifozët e Juventusit firmosin peticionin, Marchisio zëvendëson Conten?!

Futboll

Tifozët e Juventusit firmosin peticionin, Marchisio zëvendëson Conten?!

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:42
Antonio Contes

Tifozët e Juventusit prej kohësh kanë nisur një fushatë kundër Antonio Contes, me bardhezinjtë që kërkojnë që ylli i trajnerin aktual të Interit në “Allianz Stadium” të hiqet.

Në stadiumin e “Zonjës së vjetër” janë të vendosur rreth 50 yje me personat që kanë kontribuar në historinë e Juventusit dhe një nga yjet mban emrin e Antonio Contes. Tashmë përveçse fshirjes së emrit të Contes, tifozët bardhezinj kërkojnë që në vend të trajnerit të vendoset emri i Claudio Marchision, i cili u tërhoq nga futbolli së fundmi.

Që nga nisja e kësaj fushate janë mbledhur mbi 15 mijë firma. Pak kohë më parë presidenti Agnelli u shpreh se asnjë nga yjet nuk do të hiqet, por ndoshta numri një i klubit torinez mund të ndryshojë mendje...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat