Giampaolo luan gjithçka sonte; Gattuso në “pole”, nëse largohet edhe Maldini

Futboll

Giampaolo luan gjithçka sonte; Gattuso në “pole”, nëse largohet edhe Maldini

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:47
Gattuso

Fitorja e mban, humbja e largon. Marco Giampaolo luan sonte të ardhmen në pankinën e Milanit. Në rast të një hapi të ri të gabuar kundër Genoa, i cili do të ishte i pesti në shtatë ndeshje, shkarkimi i tij do të shtrohej direkt për diskutim. Duket i pashmangshëm ky hap, edhe pse vullneti për ta vazhduar projektin me teknikun “abruzzo” është evidentuar disa herë nga klubi kuqezi. Giampaolo e di mirë se koha në dispozicion të tij do të skadojë. 

Mungon loja dhe rezultatet, nuk ka shumë pikë në favor, që të shfrytëzohen për të shmangur lamtumirën. Kthimi në të kaluarën është një opsion; ajo ka emrin e Gennaro Gattuso, i cili, siç raportohet nga “Il Corriere dello Sport”, kohët e fundit ka hedhur poshtë ofertën e Genoa. Disa fjalë i kanë vajtur në vesh, se mund t’i besohet përsëri drejtimi i kuqezinjve, ndaj po pret. “Ringhio” do ta pranonte detyrën, por me një kusht: largimin e Paolo Maldini, me të cilin marrëdhëniet nuk janë më ato të së kaluarës. 

Nëse pronarët vendosin t’i largojnë ata që kanë pasur “kartën e bardhë” për të bërë merkato, atëherë me të vërtetë mund të fillojë “Gattuso-bis” te Milani. Emrat e tjerë janë ato të Rudi Garcia, Claudio Ranieri dhe Arsene Wenger, të gjithë të lirë dhe duke pritur për lajme nga “Milanello”. Një “jo” e thatë erdhi nga Luciano Spalletti, i cili është ende nën kontratë me Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat