Reali me mungesa

Futboll

Reali me mungesa

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 11:15
Reali me mungesa

Në Spanjë në mbrëmje në orën 21:00 luhet takimi Osasuna – Villarreal, sidoqoftë e gjithë vëmendja shkon natyrshëm për ndeshjen Real Madrid – Granada, që do të zhvillohet në kryeqytet në orën 16:00.

Zinedine Zidane nuk do të ketë në dispozicion futbollistët Vinicius dhe Lucas Vazquez, por ekipit do t’i mungojë gjithashtu edhe dyshja Marcelo – Courtois, ndërkaq në gjirin e skuadrës janë rikthyer dy të përjashtuarit e sfidës me Bryzhin në Champions, Gareth Bale dhe James Rodriguez. Pas 7 javëve të para klubi andaluzian pozicionohet në vendin e dytë, me vetëm një pikë më pak se sa rekordmenët e futbollit spanjoll, sidoqoftë në 6 vizitat e fundit në “Bernabeu”, “los blancos” i kanë gostitur futbollistët e Granadës me plot 25 gola.

Në Le Championnat orari 17:30 rezervon gjithashtu edhe duelin e dy skuadrave kryesuese të kampionatit francez Paris SG – Angers, ndërsa në Angli një orë më vonë, në kryeqytet, do të zhvillohet derbi londinez West Ham United – Crystal Palace.

Në Gjermani pasi asfaltoi Totenhamin në ishull, Bajerni do të presë në Mynih në orën 15:30 ekipin e Hoffenheimit, ndërsa takimi i mbrëmjes në orën 18:30 është Schalke – Koln.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat