Lara flet për Behramin, tregon për të ardhmen

Futboll

Lara flet për Behramin, tregon për të ardhmen

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 11:21
Lara flet për Behramim tregon për të ardhmen

Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane Valon Behramit vazhdon të përballet me telashe të mëdha kur është në fundin e karrierës së tij.

Aventura te skuadra e Sionit u mbyll shumë shpejtë pa lënë pothuaj asnjë gjurmë. Megjithatë, gruaja e tij, Lara Gut-Behrami, skitare e njohur botërore, ka bërë të ditur se Valoni është i disponuar dhe se shpejtë mund të bëhet sërish me skuadër.

Ajo në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “Blick”, ka thënë se Udinese është vendi ku me shumë gjasë do të përfundojnë.

“Kam në shtëpi një njeri të lumtur. Kjo është më e rëndësishmja për mua. Nuk do të shkojmë në Ticino, do të kthehemi në Itali. Ka shumë gjasa që në Udine”, tha Lara Gut.

Me ekipin e Sionit këtë fillim sezoni, 34-vjeçari Behrami u paraqit në pesë ndeshje, por që nuk u prit mirë nga tifozët, madje në ndeshjen e fundit u vërshëllye nga shikuesit.

E me ekipin e Udineses sezonin e kaluar, Behrami në 19 takime, shënoi një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat