Manaj: Fituam në një fushë të vështirë

Futboll

Manaj: Fituam në një fushë të vështirë

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 14:42
Manaj: Fituam në një fushë të vështirë

Rei Manaj i dha fitoren ditën e djeshme Albasetes, teksa shënoi golin e vetëm të ndeshjes kundër Alkorkon në minutën e 67’, nga pika e bardhë e penalltisë.

Sulmuesi shqiptar u shfaq shumë i lumtur për fitoren e skuadrës së tij, teksa në intervistën pas ndeshjes u shpreh: “Ajo e Alkorkonit është një fushë shumë e vështirë. Por, unë mendoj se të gjithë kemi luajtur shumë mirë dhe e kemi interpretuar lojën në mënyrë të përkryer. Ne e dinim çfarë lojë luajnë ata dhe ishim përgatitur për këtë. Nuk ishte ndeshja më e mirë e mundshme, por e rëndësishme është që morëm tre pikët. Trajneri më ka zgjedhur mua dhe Susaetën, për të gjuajtur penalltitë. Ne ishim të dy në fushë dhe unë doja me çdo kusht ta gjuaja atë, ndonëse shoku i ekipit nuk e ka problem të më lejë mua ta gjuaj.”, u shpreh Manaj.

Sulmuesi do të grumbullohet nga Reja për ndeshjet e Kombëtares javën e ardhshme, kundër Turqisë në 11 tetor dhe kundër Moldavisë në 14 tetor.

Për këtë futbollisti nga Lushnja është shprehur: “Të dielën do të grumbullohem me ekipin kombëtar ku do të luajmë dy ndeshje të rëndësishme, e para kundër Turqisë e cila do të jetë e vështirë, por gjithashtu e rëndësishme për tu kualifikuar në EURO2020. Unë mendoj dhe besoj se do të marrim rezultat pozitiv.”, përfundoi 22-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat