Bunjaku nuk ndalet, udhëheq listën e shënuesve në Gjermani

Futboll

Bunjaku nuk ndalet, udhëheq listën e shënuesve në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 5 tetor 2019 Në ora: 16:24
Bunjaku nuk ndalet, udhëheq listën e shënuesve në Gjermani

Viktoria Koln humbjen e shndërroi në barazim me rezultat 2:2 me Mannheimin, në ndeshjen e javës 11-të të Bundesliga III.  

Sulmuesi Albert Bunjaku u paraqit titullar për Viktoria Koln dhe ndalen një pikë në konak të tyre.  

Mysafirët avancuan me 0:2 me golat e Christiansen (14’), Seegert (18’). Megjithatë futbollisti nga Kosova ngushton rezultatin në 1:2 në minutën e 40-të dhe Handle barazon shifrat 2:2 (42’).

Bunjaku së bashku me Stoppelkamp e Duisburgut udhëheqin listën e shënuesve me nga  9 gola. Mannheim renditet në vend të pestë me 18 pikë sa ka edhe Viktoria dy pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat