Conte: Juvja është fituese dhe pa Sarrin, ne kemi rilindur!

Futboll

Conte: Juvja është fituese dhe pa Sarrin, ne kemi rilindur!

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 16:43
Antonio Conte

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur para ndeshjes me Juventusin. Ai mendon se skuadra e tij do ta përballojë me sukses këtë sfidë dhe do të bëjë mirë, pavarësisht se përballë kanë një kundërshtari si "Zonja e Vjetër". 

Ndeshja - "Është një ndeshje mes kryesuesve, dy skuadrave që kanë bërë mirë këtë fillim sezoni. Do të jetë ndeshje e bukur, që shumë do të duan ta shohin, ne duhet të kemi vullentin dhe kurajon për të luajtur. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne. Vijmë pas humbjes me Barcelonën dhe duhet të kuptojmë çfarë bëmë mirë dhe çfarë shkoi keq".

Lukaku - "Ai është rikuperuar dhe do të luajë nëse kemi garanci nga stafi mjekësor". 

Fitorja - "Ka shumë diferencë mes të thënit dhe të bërit. Unë do të mundohem që të arrijmë te fitorja dhe të fus këtë koncept te lojtarët. Kam ardhur për këtë gjë dhe për këtë jam këtu". 

Idetë e Sarrit -  "Unë besoj se Juvja ka idetë e saj dhe filozofinë e saj të lojës. Ata i kanë të krijuara idetë e tyre të lojës, pasi fitojnë prej vitesh, ndërsa tani e kemi nisur këtë rrugë. Duam t'i afrohemi sa më parë. Juvja fiton prej vitesh, ndërsa ne tani kemi filluar të rilindim". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat