Batatina sqaron humbjen nga Ferizaj 

Futboll

Batatina sqaron humbjen nga Ferizaj 

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 17:02
Batatina sqaron humbjen nga Ferizaj 

Ferizaj e ka shkaktuar befasinë e javës së nëntë në Superligë, pasi që mposhti Llapin midis Podujevës me rezultatin 4:2.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili ishte i zhgënjyer me rezultatin e sotëm të ekipit të tij.

“Kjo është loja më e dobët e Llapit nën drejtimin tim, i kam thënë lojtarëve të qëndrojnë me këmbë në tokë, pas rezultateve pozitive, po ashtu edhe mungesat që i kishim e bënë të vetën.

Gjithçka shkoi keq si në repartin defansiv po ashtu edhe ofensivë, na është nevojitur fitorja për të bërë diferencën me skuadrat tjera”, ishin fjalët e Batatinës për Super Sport Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat