Pa fitues Shkëndija-Vardari! Struga e pafat

Futboll

Pa fitues Shkëndija-Vardari! Struga e pafat

Nga: K. Goca Më: 5 tetor 2019 Në ora: 18:22
Pa fitues Shkëndija-Vardari!

Kampioni në fuqi Shkëndija nga Tetova u nda baras me rezultat 0:0 me liderin e renditjes në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Vardari nga Shkupi.

Tetovarët u angazhuan por nuk i ndalën tri pikë para shikuesve të tyre, që t’iu ofrohen liderit. Struga Trim Lum mposhtet me 3:2 në Veles nga Boreci.  Për Borecin shënuan: Dragarski (29’-autogol), Hristov (41’-nga penalltia), Prelçev (57’) dhe për Strugën Kirovski (5’ e 42’).

Vardwari kryeson me 20 pikë, pasojnë A. Pandev 18, Makedonija GP 15, Shkupi 13, Renova 13, Shkëndija 11, Rabotnikçki 10, Sileksi 9, Struga Trim Lum 8 dhe Boreci 8 pikë.

Liga e Maqedonisë së Veriut

Boreci-Struga    3:2
Shkëndija-Vardari    0:0
A.Pandev-Sileksi    2:0
Makedonija GP-Shkupi    0:0
Rabotniçki-Renova    1:0

Tabela 
1. Vardari    9    6    2    1    20
2. A. Pandev    9    5    3    1    18
3. Makedonija GP 9    4    3    2    15
4. Shkupi    9    3    4    2    13
5. Renova    9    4    1    4    13
6. Shkëndija    9    1    4    11
7. Rabotniçki    9    3    1    5    10
8. Sileksi    9    3    0    6    9
9. Struga Trim & Lum    9    2    2    5    8
10. Boreci    9    2    2    5    8

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat