Zidane flet për golin e Hazard

Futboll

Zidane flet për golin e Hazard

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 20:33
Eden Hazard

Eden Hazard ka shënuar sot golin e parë me fanellën e Real Madrid.

Belgu hapi llogarinë e tij me Real Madrid, në fitoren 4:2 kundër Granada, kur realizonte golin e dytë për skuadrën e tij.

Zidane është shprehur shumë i lumtur me këtë gol, si dhe ka thënë se shpreson që ky të jetë vetëm goli i parë nga shumë gola të tjerë.

“Ne  duhet të shohim Eden në këtë mënyrë, duke luajtur mirë dhe duke shënuar gola. Ai e dëshironte këtë, ai ishte i lumtur në dhomën e zhveshjes. Shpresojmë se është i pari nga shumë të tjerë për të” ka thënë Zidane.

Real ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme, duke pasur parasysh se Granada ka qenë një nga befasitë e këtij sezoni, dhe aktualisht pozicionohet në vendin e dytë në La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat