“Dramë, eksitim, Higuain...”, kërcënim i hapur i kampionëve për Interin

Futboll

“Dramë, eksitim, Higuain...”, kërcënim i hapur i kampionëve për Interin

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Orët kalojnë dhe makthi shtohet te tifozëritë e dy skuadrave, në Itali dhe jashtë saj. Interi dhe Juventusi kanë mbështetës në mbarë globin, ndaj sytë e krejt botës do të jenë në “San Siro”, nesër në mbrëmje, prej orës 20:45. Të dyja klubet po mundohen t’i karikojnë lojtarët e tyre për këtë përplasje prestigji, e para për këtë sezon, që siç tha Sarri në konferencë për shtyp, nuk mund të lidhet me fatin e titullit. Është shumë herët, Serie A ka rrugë të gjatë përpara, deri në finish, ku gjasat janë që bardhezinjtë dhe zikaltrit të jenë mbi gjithë të tjerët. 

Konkretisht, Juventusi, përmes rrjeteve sociale, ka ndarë së fundi përmbledhjen e derbit të sezonit të shkuar, të luajtur më 28 prill në “San Siro”. Përmbysje të pabesueshme rezultative, pesë gola, dy autogola, ankth pa limit, emocione deri në frymën e fundit, dramë e vërtetë në atë përballje për “kornizë”, me të cilën kampionët duan të frymëzohen para betejës së të dielës. Rezultati përfundimtar ishte 2-3, me kampionët italianë në fuqi që do t’i faleshin Gonzalo Higuain, në minutën e 89-të të lojës, për të dalë me tri pikë nga një transfertë tepër e vështirë. 

Nuk mungoi edhe një karton i kuq (për zikaltrit) në atë përplasje të ethshme, dhënë për Vecino në minutën e 18-të. Pra, edhe me një forcë më pak, zikaltrit e bënë me zemër Juventusin atë kohë. Po nesër, me “lojtarin e 12-të” me vete, me një strateg si Conte në stol, a do t’ia dalë Interi? Fusha e blertë do ta tregojë. “Zonja e Vjetër” ka nisur të frymëzohet nga triumfet më të freskëta në “San Siro”, përmes kushtrimeve të
tilla: “Dramë, eksitim, Higuain…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat