Zbulohet identiteti i futbollistit shqiptar që u hodh nga kati i gjashtë, policia jep detaje - Bota Sot
Zbulohet identiteti i futbollistit shqiptar që u hodh nga kati i gjashtë, policia jep detaje

Futboll

Zbulohet identiteti i futbollistit shqiptar që u hodh nga kati i gjashtë, policia jep detaje

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 21:43
Ilustrim

Është zbuluar identiteti i futbollistit shqiptar që u vetëhodh këtë mbrëmje nga banesa e tij në katin e gjashtë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Fjala është për portierin e dytë të skuadrës së Partizanit, 24 vjeçarin Aldo Teqja.

I riu është marrë nga ambulanca dhe është dërguar me shpejtësi në spitalin e traumës. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se ai është gjallë, por ende nuk dihet nëse do t’i mbijetojë rënies apo jo.

Polici ndërkohë ka bërë këtë njoftim zyrtar, duke vene ne dukje se i riu ka qene ne kushte te renda psikologjike dhe ka tentuar vetevrasjen.

Image

Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...