Kumbulla shënon për Veronën

Futboll

Kumbulla shënon për Veronën

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 22:20
Pamje nga ndeshja

Është duke u zhvilluar ndeshja në mes Hellas Veronas dhe Sampdorias, e vlefshme për xhiron e shtatë të Series A.

Verona ka kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e nëntë me golin e realizuar nga qendërmbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.

Krahas Kumbullës, në këtë takim po luan nga minuta e parë edhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.

Verona momentalisht ndodhet në pozitën e dhjetë me nëntë pikë të tubuara kurse Sampdoria zë pozitën e fundit me tri pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat