Kush do ta zëvendësojë maestro Halimin te Kosova për ndeshjet e tetorit?

Futboll

Kush do ta zëvendësojë maestro Halimin te Kosova për ndeshjet e tetorit?

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 22:29
Besar Halimi

Përveç Hekuran Kryeziut e Arbër Zenelit që mungojnë për shkak të lëndimit, është edhe Besar Halimi që nuk do të mund të kontribuojë për Kosovën në dy ndeshjet e tetorit me Gjibraltarin dhe Malin e Zi.

Halimi u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën ndaj Anglisë duke e plotësuar numrin e kartonëve çka automatikisht duhet të pushojë në një ndeshje.

Meqenëse Gjibraltari është miqësore dhe nuk e shlyet dënimin, ai domosdo duhet të pushojë me Malin e Zi dhe për këtë arsye Challandes nuk e ka ftuar fare në këtë grumbullim.

Analisti, Ardian Llumnica në një bisedë ka thënë se megjithatë për Halimin mund të gjendet zëvendësimi i lehtë, pasi në atë pozicion ka shumë alternativa.

“Mungesa e Besar Halimit do të neutralizohet ose do të kompensohet lehtë në fushë, sepse paraqitjet e tij të fundit ishin solide dhe jo elementin më të mirë në pozitën ku luante. Në fund është shumë e rëndësishme që selektori Challandes ka filluar të na adaptojë edhe neve, por edhe futbollistët me ndryshimet nga ndeshja në ndeshje, edhe pse deri tash ato kanë qenë për shkak të lëndimeve” ka thënë Llumnica.

Herolind Shala pritet të jetë emri që do ta zëvendësoi Halimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat