Klopp reagon ashpër pas lëndimit të Salahut, ka disa fjalë të forta për kokëshkurren e Leicesterit

Futboll

Klopp reagon ashpër pas lëndimit të Salahut, ka disa fjalë të forta për kokëshkurren e Leicesterit

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 23:04
Pamje nga ndeshja

Liverpooli sot shënoi fitore dramatike ndaj Leicesterit 2-1 në minutat e fundit, por lajmi i keq është se Mo Salah pësoi një lëndim, për të cilin akoma nuk i dihet shkalla se sa i rëndë është

Liverpooli po kërkonte me ngulm fitoren ndaj Leicesterit me yllin egjiptian që u nis për mrekulli gjatë një aksioni, por u ndalua në mënyrë të palejuar nga Hamza Choudhur

Pas ndeshjes Klopp e ka komentuar këtë ndërhyrje ku ka thënë se Salah nuk është mirë dhe pati edhe disa fjalë për kokëshkurren e Leicesterit.

“Unë nuk po e kuptoj se si ai[Choudhury] mund ta bënte një ndërhyrje të tillë,” ka thënë fillimisht Klopp.

“Topi është larg dhe Salah është mjaft i shpejt dhe nëse e rrëzoni atë kur topi është para atëherë për mua ekziston vetëm një karton[duke aluduar në kartonin e kuq].

“Me këto komente nuk dua t’i bëj probleme djalit [Choudhury] por ai duhet të qetësohet nëse e gjen veten përsëri në situata të tilla. Ai është një lojtar i mirë, në dy vitet e fundit ai ka pasur një rritje të jashtëzakonshme në Leicester, por ky lloj faullash nuk mund të pranohet,”.

Ndryshe, Liverpooli në tetë ndeshjet e para në Premier Ligë ka arritur tetë fitore dhe është lider i padiskuteshëm me 24 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat