Transferimi më i shtrenjtë nga viti 1992, një italian lë mbrapa CR7 dhe Neymar

Futboll

Transferimi më i shtrenjtë nga viti 1992, një italian lë mbrapa CR7 dhe Neymar

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 00:09
Cristiano Ronaldo

Merkato e verës është ajo që dhuron zakonisht goditjet më të bujshme.

Në vitet e fundit kanë qenë të shumta transferimet për shifra marramendëse: nga Gareth Bale te Cristiano Ronaldo e Neymar.

Gjithsesi, cila ka qenë blerja më e shtrenjtë? TotallyMoney ka bërë një listë të blerjeve më të kushtueshme nga viti 1992 e deri më sot, duke patur parasysh inflacionin dhe parametrat aktualë.

Në podium janë Cristiano Ronaldo dhe Neymar, ndërsa vendi i parë i shkon Juventus-it, që në 1992-shin bleu Gianluca Vialli-n nga Sampdoria për 14,9 milionë sterlina (16 milionë euro).

Një shifër që sot do të ishte e barabartë me 209 milionë sterlina (234 milionë euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat