Bonaventura: Mund të bëjmë më mirë, ata duhet të ngrenë zërin

Futboll

Bonaventura: Mund të bëjmë më mirë, ata duhet të ngrenë zërin

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 00:26
Giacomo Bonaventura

Giacomo Bonaventura ka folur për gazetarët pas fitores së Milanit ndaj Genoa-s.

“Është një fitore e rëndësishme teksa ndeshjet e fundit kanë qenë negative dhe kishim nevojë për pikë,” shprehet mesfushori për DAZN.

“Duhet të bëjmë më mirë. është normale që presioni të bëhet i tepërt për një ekip me kaq shumë lojtarë të rinj, por duhet të rikthehemi të japim më të mirën tonë.

Ishte e vështirë të qëndroja jashtë fushave, po prisja me padurim të rikthehesha, por kam punuar shumë dhe gjuri është mirë.

Lojtarët me më shumë eksperiencë duhet të ngrenë zërin, por të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Ia dolëm të përmbysnim sot, por duhet të bëjmë më mirë.

Një fitore që do të na japë më tepër vetëbesim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat