Valverde planifikon më shumë pushim për Messin dhe Suarezin

Futboll

Valverde planifikon më shumë pushim për Messin dhe Suarezin

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 00:45
Foto ilustrim

Yjet e sulmit të Barcelonës janë kthyer në formacion te Blaugranas pasi u lënduan, por trajneri i tyre është i përgatitur që ti ruajë ata

Lionel Messi dhe Luis Suarez janë gati por Enersto Valverde po fokusohet që ti pushojmë më shumë sulmuesit para se ata të jenë në aksion rregullisht.

“Natyrisht ata janë gati përsëri, ata e treguan këtë kundër Interit”, tha Valverde në konferencën për shtyppara ndeshjes me Sevillan në Camp Nou nesër.

“Do të vendosi të dielën a do të startojnë apo jo apo do të jenë më gati më vonë. Ata janë dy lojtarë të cilët kanë vuajtur me lëndime këtë sezon por sa më shumë të luajnë aq më shumë do të kthehen në formë”.

“Ne i duam që lojtarët tonë të luajnë për Kombëtaret sepse kjo do të thotë se ata nuk janë të lënduar, për shkak se ata janë duke luajtur në nivele të larta”.

Megjithatë,, ai ka thënë se nuk do të ngutet që ata të luajnë minuta të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat